Në Festivalin e Ideve Rinore, gjimnazi “Sadik Staliveci”, u përfaqësua me projektin komunitar “Restaurimi i Stolave”. Realizimi i këtij projekti u mundësua falë bashkëpunimit të nxënësve të shkollës me komunitetin.

Restaurimi i stolave të shkollës nuk është i vetmi projekt i materializuar falë këtij bashkëpunimi në emër të programit ‘Shkolla Qendër Komunitare’. Një sërë aktivitetesh dhe projektesh të tjera janë realizuar duke bërë të mundur që falë trinomit bashkëpunues shkollë-komunitet-prindër, cilësia e jetës së shkollës të jetë më e mirë.