Qëllimi i projektit të gjimnazistëve të shkollës “Qemal Stafa” ka të bëjë me nevojën për të orientuar sa më mire qytetarët dhe turistët e huaj në lidhje me pikat strategjike të qytetit të Tiranës.

Nxënësit përmes këtij projekti, tentojnë të krijojnë një program specifik i cili duke u integruar në një platform interaktive mundëson një orientim vizual përmes fotove të godinave dhe institucioneve kryesore të kryeqytetit në formën e një aplikacioni për të gjithë turistët dhe qytetarët. Ky shërbim do të ofrohet nga shkolla “Qemal Stafa” duke, jo vetëm ndihmuar turistët, por duke e bërë sa më të këndshëm qendrimin e tyre në qytetin e Tiranës.