Ky projekt, i cili është bashkëpunim i disa nxënësve të gjimnazeve, mundëson që me mjete të ndryshme elektronike të zhvillohen eksperimente të ndryshme që provojnë elektronikisht ligjet bazë të fizikës që përftohen në shkollë.

Qëllimi i këtij projekti është që nxënësit e shkollave të mos të marrin njohuritë e tyre thjesht përmes librit por edhe përmes praktikave konkrete laboratorike dhe eksperimentale të mundësuar përmes fushës së teknologjisë së informaciontit. Në këtë mënyrë programi integruar nga këta nxënës e bën më të lehtë dhe më atraktive për nxënësit procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies për lëndën e fizikës.