Gjimnazi “Maqellarë” është paraqitur në këtë Festival me projektin e tij për promovimin e vlerave kulturore të qarkut të Dibrës.

Një prej projekteve ambicioze të nxënësve të kësaj shkolle është edhe përpunimi i lëngut të mollëve, qershisë dhe rrushit të Maqellarës dhe më pas paketimi dhe shpërndarja e tyre në të gjithë vendet e tjera të Shqipërisë. Përpos, promovimit të kulturës ushqimore dhe fruktarisë së kësaj zone, këta nxënës synojnë që në të ardhmen të zhvillojnë një sipërmarrje të suksesshme në funksion të eksportimit të këtyre produkteve përtej qarkut së tyre.