Përzgjedhja e fituesëve të Konkursit të Ideve Novatore të Rinjve, 2016
Tiranë 19 Maj, 2016

Në dt. 19 maj, 2016 u mblodh komisioni i vlerësimit të projekt-ideve të paraqitura nga nxënësit e shkollave të mesme nga mbarë vendi në kuadër të “Konkursit të Ideve Novatore të Rinjve, 2016” shpallur në kuadër të “Festivalit të Ideve Rinore”, 2016.
Komisioni vlerësues përbëhej nga ekspertë specialitë të MAS, IZHA, projekti IADSA.

Nga 77 projekt propozimet e paraqitura nga nxënësit përmes aplikimit online komisioni vlerësues përzgjodhi prej 14 projekte fituese të cilat rezultuan si projekt propozimet më të mira sipas një vlerësimi të pesë kritereve si më poshtë:

1. Përputhshmëria e projekt-propozimit me tematikën
2. Qartësia e formulimit të projekt-idesë
3. Fizibiliteti apo mundësia e konkretizimit të projekt-idesë
4. Produkti final i propozuar ne projekt-ide
5. Vlera e projekt-idesë në kuadër të shkollës qendër komunitare , pra kontributi që sjell projekti në këtë kuadër.

Qëllimi i përzgjedhjes së kësaj liste të shkurter projekt propozimesh është që ato të vihen në dispozicion tek një rrjet i gjerë partnerësh e donatorësh të cilët do të zgjedhin se cilat prej tyre do të duan të mbeshtesin.